Ngjarja që ndodhi të premten në orët e pasdites në Pejë, ku dyshohet që djali ka mbytur nënën e tij, ka bërë që të reagojë reperi Getinjo.
“O krijuesi i gjithësisë dhe gjithçkaje që merr frymë dhe ka shpirt, na ruaj mendjen se vet nuk jemi duke mundur me i rujt. Rasti i sotëm që paska ndodhur me vrasje makabre të nënës ma mpiu trupin komplet”, ka shkruar ai.
“Shëndeti mendor luan rolin më të rëndësishëm në jetë sot sepse njeriu që ka shëndet mendor nuk mundet të realizoj këtë vepër asnjëherë në jetë. Ngushëllime. Zoti na dashtë”.
Një ngjarje makabër ka ndodhur të premtën pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku është vrarë një grua.