Është gjetur Dorentina (Vllaznim) Gashi-Spahiu, 25-vjeçarja nga Rahoveci që u raportua si person i zhdukur. Policia bën të ditur se e njëjta është hasur e shoqëruar nga një mashkull, me të cilin thotë se ka bashkëjetuar që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit, raporton Zeri.info. Bëhet e ditur se e njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush.
“Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën ( vajzën ) e saj njëvjeçare”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se personi i raportuar i zhdukur Dorentina (Vllaznim) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 ishte larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk kishte asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saj.
Që nga momenti i raportimit të rastit , nga ana e policisë ishin ndërmarrë veprime te duhura ne funksion te gjetjes se saj. Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës se rastit te zbulohet sa me pare, nga ana e Prokurorit i Shtetit ishte lëshuart Autorizim për publikimin e fotografisë se saj.