Gjendet personi që e qëlloj me telefon në fytyrë Bebe Rexhën kur bëri shqiponjën në koncert.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të dielën ka mbajtur një koncert në New York.
Teksa po performonte në skenën e mbushur, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.
Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Së fundmi, janë publikuar video teksa është zbuluar personi që e bëri gjestin ndaj këngëtares shqiptare.
Në pamje shihen se si sigurimi e nxorën nga publiku duke mos u ditur më shumë se çfarë ka ndodhur tutje.
Video of the man who assaulted Bebe Rexha on stage pic.twitter.com/oLl9YYhzKq
— RaQueen Leviss (@Anti_Cohen) June 19, 2023