Ashtu si në vitin 2017, Granit Xhaka u zgjodh Futbollisti i Vitit në Zvicër. Kapiteni 30-vjeçar i kombëtares u nderua në Natën e Futbollit të Zvicrës, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Ligës Zvicerane e Futbollit (SFL) në Casino, të Bernit. Xhaka fitoi në kategorinë kryesore “Lojtar kombëtar më i mirë i vitit”.
Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane ishte shumë i nderuar dhe i kënaqur me çmimin e ndarë në Casino Bern. Ai falënderoi të gjithë njerëzit që besuan në të. Në garën për çmimin e lojtarit të vitit, Xhaka mposhti konkurrencën e portierit të Bayern Munichit, Yann Sommer dhe mbrojtësit të Manchester Cityt, Manuel Akanji.
Pamje nga ceremonia:
“Falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë, por falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë për të bërë më mirë”, tha Xhaka pasi pranoi çmimin. Ai gjithashtu tha një fjalë për punën e tij me liderët e Anglisë, Arsenalin: “Tri vite më parë isha shumë poshtë me Arsenalin dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”.
Në vitin kalendarik 2022 vetëm Breel Embolo dhe Remo Freuler u përdorën në të gjitha ndeshjet e Kombëtares helvete së bashku me Granit Xhakën. Xhaka ishte në fushë në 1143 nga 1170 minutat e mundshme. Në fund të marsit në ndeshjen ndërkombëtare kundër Kombëtares së Kosovës, Xhaka u bë lojtari i gjashtë zviceran në histori që vesh fanellën e kombëtares për herë të 100-të.
Në mbrëmjen e mbajtur në Bern, u ndanë edhe çmime të tjera, si futbollistja më e mirë zvicerane, e çmime tjera që i përkasin kampionatit të Zvicrës.