Një i ri u martua. Ai e kishte nënën e vjetër. Një ditë, gruaja e tij e la ushqimin dhe shkoi në dhomën e saj. Nëna tha: “O bir, shko shihe ndoshta mos është pa qejf. Mos të bie në gjumë e uritur. O bir, kujdesu për gruan tënde.”
Edhe ai mendoi se ndoshta mos është e sëmurë e dashura e tij, kështu që shkoi pas saj në dhomë. E pyeti: “E dashur, a mos je pa qejf? Pse nuk po han me ne?” Ajo i tha: “Nuk po mundem. Kur po i shoh duart e pista të nënës tënde, unë nuk po mund të ha!“
Duart e saj ishin të rrudhura. Vetëm Zoti e di se sa punë të vë shtira kishte bërë derisa e kishte rritur djalin e saj. Dhe ja, pikërisht ato duart po i pengojnë gruas së tij. Ai e pyeti: “Çka po propozon?” Ajo i tha: Më mirë është që ta çosh në shtëpi të pleqve!” Ai i tha: “Mos u brengos e dashur. Vetëm të më jesh ti mirë. Nesër këtë do ta zgjidhim.
Por, para kësaj, mos harro se nesër jemi të thirrur te familja jote. Kur të kthehemi, nënën time do ta dërgoj në shtëpi të pleqve. Nesër do ta marrim edhe nënën time në drekë te familja jote.“ Dita e re erdhi dhe ai me gruan e tij dhe nënën shkuan mysafir në familjen e gruas së tij të dashur. Mirëpo, në sofër nuk u paraqit nëna e tij. Ajo qëndroi në një dhomë tjetër. Ai me pëshpëritje e pyeti gruan e tij, ç’u bë me nënën time. Pse nuk po han me ne. Ajo i tha: “Mos u brengos, ajo po ha vetem në dhomën tjetër!” Ai pyeti: “A mos i ke thënë ti që ajo të qëndrojë vetëm në dhomën tjetër?” Ajo tha: “Po!”
Në sofër bisedën e filloi vjehrri. Ai tha: O dhëndërr, ti e di se vajza jonë është një e vetme dhe ne ia duam asaj tërë lumturinë e kësaj bote. Ajo ka të drejtë të jetojë vetëm me ty në shtëpi. Andaj prej teje ne presim që ta gjesh një zgjidhje për nënën tënde.“
Ai tha: “Unë bashkëshortës tashmë i premtova se këtë do ta zgjidhim sot. Mos u brengos.“ Ushqimi u vendos në sofër. Të gjithë filluan të hanë përveç atij. Vjehrri e vërejti: Dhëndërr, ç’u bë me ty … Pse nuk po han?“ Ai tha: “Nuk po mundem. Kur po i shoh duart tuaja të pista, nuk po më hahet. Duart tuaja janë aq të pi sta sa edhe zemrat tuaja!” Gruaja e tij mbeti e habitur. Ai u ngrit, hyri në dhomën ku ishte nëna e tij, u gju njëzua pranë saj, ia puthi duart, ia plasi vajit dhe tha: Eja nënë, se po shkojmë!” Plaka pyeti: “O bir, ku po shkojmë?” Nëna nuk dinte asgjë andaj u befasua. Ai vetëm po qante. Në parajsë nënë. Nëse ti je e kënaqur me mua, zoti do më dojë.