Gruaja iu dënua me burg, Marku: E prita 12 vjet, kemi 3 fëmijë, i fundit është i policit.
Marku, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se kur bashkëshortja e tij u dënua me burgim, ai e priti për 12 vjet.
Ai ka treguar se kanë bërë tre fëmijë gjatë kohës që ajo ka qenë e burgosur dhe sipas tij, dy të parët janë tijët ndërsa i treti është “kujtim nga burgu”.
Marku: Mua më ka ndodhur kjo punë se kam pasur gruan në burg për një vrasje.
Aldo: Ke pasur gruan në burg për vrasje? Kë ka vrarë?
Marku: Unë e kam pritur. Ka patur një problem të vetin, ashtu ka ndodhur problemi por me thënë të drejtën unë e kam pritur.
Aldo: Sa vite bëhet fjalë?
Marku: 12 vjet ka bërë burg, por unë e prita se unë e doja me thënë të drejtën. Unë kam bërë dhe fëmijë në burg. Kam bërë 3 fëmijë në burg.
Aldo: Më fal, një sekondë. Tani ti je martuar në moshën…
Marku: Jam martuar në moshën 28 vjeç gati.
Aldo: 28 vjeç. Po bashkëshortja sa ishte?
Marku: Bashkëshortja ishte nja 8 vjet më e vogël.
Aldo: Domethënë 28 dhe 20 vjeçe.
Marku: Po.
Aldo: Dhe 20 vjeçe kjo ishte në burg të përjetshëm?
Marku: Jo, nuk ishte në burg të përjetshëm. 12 vjet u dënua se ishte për një gjakmarrje, e dënuan shumë dhe unë e prita, bëra dhe fëmijë në burg.
Aldo: Në këto takimet speciale që bënit apo jo?
Marku: Po, po në takime speciale normalisht se e kishim 2 herë në muaj për t’u takuar.
Aldo: Domethënë ti e prite gruan?
Marku: E prita, por fëmija i tretë është i policit, me thënë të drejtën. Dy të parët janë të mitë, i treti është me policin.
Aldo: Nuk më duket çudi.
Marku: S’është çudi prandaj po them. Por prapë e kam mbajtur se më ka thënë dua ta kem kujtim prej burgut