Hasime Nika nga Gllanasella e Drenasit është gati 73 vjeçe. Por mosha nuk e pengoi që të kaloi testet dhe të pajiset me patentë-shofër, shkruan 02Press.com Ajo e kishte ëndërr që ta kishte patentë-shoferin. Aftësinë e saj e dëshmoi edhe me shkrim ku mori 90 pikë.
Në storjen e përgaditur nga RTK’ja, ajo thotë se prej Drenasit deri në Prishtinë ka drejtuar veturën me inspektor pa asnjë problem. “Nuk kam pasur kurrfarë telashe, kanë qenë mësues të mirë, me kanë marrë me të mirë, edhe pse kam qenë e vjetër, shumë mirë kam kalu me ta”, shprehet ajo në një prononcim për RTK’në.
Shiko videon: