Bashkime Sylejmanit, një qytetare nga Shkodra e cila jeton në Prishtinë, ka rrëfyer sfidat e saj me ish-bashkëshorti dhe familjen e saj, për të cilën thotë se e shiti te Ahmet Gërxhaliu nga Kosova për 6 mijë euro.
Me Gërxhaliun, i cili ishte 37 vjet më i vjetër, ajo thotë se bashkëjetoi në një banesë në lagjen Dardania të Prishtinës, deri në vitin 2009, me të cilin kanë edhe një djalë. Mirëpo, mosmarrëveshjet që kishin nisur më parë, u thelluan, kur Sylejmani pretendon se Ahmeti e ka kërcënuar se do ia marrë të birin ose do t’ia marrë jetën.
Sylejmani akuzon Ahmetin se pasi që prishën marrëveshjen për bashkësi jashtëmartesore, ia ka ofruar 100 mijë euro dhe një banesë në këmbim të fëmijës së tyre të përbashkët. Kur oferta e tij u refuzua, Ahmeti kishte bërë në gjykatë kërkesën për ‘marrjen e besimit të fëmijëve’, me pretendimet se Bashkimja vuan nga problemet psikike.
Për këtë Sylejmani akuzon edhe psikolgen Shqipe Ukshinin, e cila sipas saj, ka pranuar ryshfet nga Ahmeti për të pohuar deklaratat e tij. Pretendimet se Bashkimja vuan nga problemet psikike u hodhën poshtë nga ekspertiza psikiatrike. Gjykata ka vendosur në favor në Sylejmanit, që ajo të marrë të drejtën e prindërimit të djalit.
Shiko kronikën e plotë: