Amarildo është 23 vjeç nga Lezha dhe ëndrra e tij është që të bëhet kampion boksi e një ditë të ndeshet me më të mëdhenjtë i mbuluar me flamurin shqiptar. Ditë më parë, Amarildo Bakaj ka fituar edhe meçin e radhës në boks.
Bakaj ka filluar mjaft mirë dhe tani ka shkuar në serinë e 9 ndeshje, ku të gjitha i ka fitore, përcjell LIG Sport. Ai njihet për goditjet e fuqishme dhe këtë e bëri dje në Gjermani, ku mposhti bokserin serb me nokaut. Trajneri i kundërshtarit u detyrua të dorëzojë meçin pasi serbi nuk po ndihej i sigurt në ring.
Më poshtë keni meçin e plotë: