Një stjuardese në SHBA, ka shpalosur të gjithë aftësitë e saj të jashtëzakonshme akrobatike, teksa ka mbyllur dollapët e sipërm me këmbë. Lindsey O’Brien, 35 vjeç, u mbajt me duar tek mbështetësja e krahut të sedijes, e më pas arriti që të rrotullohet mjaft bukur e të mbyll me këmbë dollapët.
Pas këtij momenti të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit kanë nisur të brohorasin për të. Video e këtij momenti thuhet se është filmuar në muajin qershor, në aeroportin e Filadelfias dhe me lidhje me të ka reaguar dhe Lindsey.
Shiko videon:
“Sapo ishim ulur në tokë, e një koleg më thotë se dëshironte të shikonte aftësitë e mia në akrobaci, pasi në moshë më të re, kam aplikuar joga dhe kam qenë nxitëse tifozësh.
Kur unë arrita që me një veprim akrobatik të mbyllja dollapët e sipërm, të gjithë u habitën, e më pas më duartrokitën. Kjo situatë ishte vërtetë e ç mendur”, u shpreh 35-vjeçarja.