Këta të rinj zgjodhën padyshim momentin më të gabuar për të grabitur këtë dyqan… Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së mërkurës, në një dyqan në Chevron.
Pamjet, të cilat i përkasin një dyqani në një karburant në Arizona të SHBA, tregojnë momentin kur të maskuar e me armë tre persona shkojnë për të grabitur, por ende pa u futur mirë ata përballen me një veteran të Marinës Amerikane. Ky i fundit arrin ta neutralizojë grabitësin në fare pak sekonda, duke përdorur vetëm njërën dorë.
Pamjet e këtij momenti u publikuan nga zyra e sherifit, që sqaroi po ashtu se klienti e çarmatosi grabitësin dhe e mbajti aty derisa erdhën autoritetet policore.
QUICK THINKING: Officials with the Yuma County Sheriff's Office say a Marine Corps veteran ended an armed robbery at a gas station by disarming one of the suspects as they entered the store.
STORY: https://t.co/ReBmDorCXh pic.twitter.com/J3l9IlGRqj
— FOX 10 Phoenix (@FOX10Phoenix) October 21, 2021