Armando dhe Andrea janë vëllezër.Në fshatin e tyre, Qarrishtë të Librazhdit shkolla është mb llur prej disa vitesh. Kjo ka bërë që ata të mos kenë asnjë mundësi të mësojnë, të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën e nënës, pra gjuhën shqipe.
Gazetari Marin Mema, pasi ka vizituar nga afër familjen Hasa në Qarrishtë të Librazhdit, ka ndërmarrë nismën për t’i ndryshuar jetën dy të vegjëlve të familjes. Ai ka hapur një fushatë në “Gofund” për të mbledhur fonde, me qëllim mundësinë për t’u shkolluar dhe kushte të mira jetese.
Në pak orë janë mbledhur plot 27,517 dollarë.
Marin Mema shkruan:
Një thirrje e fundit miq. Lexojeni. Më keni shkruar pafund për dy vëllezërit Armando dhe Andrea. Ne mundemi vërtetë tu japim një të ardhme ëndrrave të tyre.
Dhuroni përmes këtij linku “Gofundme” që tu ndryshojmë jetën.
Për fat të keq, prindërit i kanë inv lidë dhe për ta kujdeset gjyshja, ndaj sot të bëhemi bashkë dhe t’u japim mundësinë këtyre dy fëmijëve të bëjnë një jetë më të denjë, të kenë mundësi të mësojnë shkrim e këndim, të kenë një shtëpi e jetë më të mirë duke zbritur në një zonë më të afërt. Shkollimi i tyre është mundësia e vetme që ata nesër të ecin përpara. Ti mbështesim të gjithë bashkë duke dhuruar diçka. Mjafton pak për të bërë shumë për këta dy vogëlushë. Dhuro.
Gazetari përfundon:
Për fat të keq ka shumë fëmijë kudo në Shqipëri që jetojnë keq e pa vëmendje. Le të jetë ky një apel që autoritetet të bëjnë detyrën e tyre. Të ardhmen e meritojnë edhe fëmijë që janë në vēshtirësi. Armando dhe Andrea janë femijë të mirë e të zgjuar dhe pamundësia nuk duhet tu shuajë ëndrrat !
Ne kemi nisur punën dhe shumë shpejt do të kemi lajme shumë të bukura për ta !