Një vajzë 12 vjeçe, trupi i së cilës u gjet në një valixhe në Paris, thuhet se ka vdekur nga mbytja, sipas rezultateve të autopsisë. Viktima, e cila kishte disa prerje në qafë, u gjet me këmbë dhe kyçe të lidhura dhe me numra të pashpjegueshëm në trupin e saj.
Komkretisht, numrat “1” dhe “0” janë gjetur pranë trupit të vajzës, sipas Independent. Një burim policor tha se shifrat nuk ishin shkruar apo prerë mbi vajzën, por ishin “vendosur” duke përdorur një “pajisje”. Nuk dihet ende se çfarë do të thotë saktësisht kjo.
Policët nuk e dinë ende se çfarë kuptimi kanë këto shifra. Prindërit e vajzës e raportuan të zhdukur pasi ajo nuk u kthye në shtëpi nga shkolla.
Policia nisi një hetim për vrasje dhe tha se zbuloi shenja të një rrëmbimi në bodrumin e shtëpisë së familjes.
Detektivët shqyrtuan pamjet e vëzhgimit që tregonin një grua jashtë ndërtesës duke mbajtur një valixhe.
E njëjta valixhe, sipas policisë, u gjet më vonë disa rrugë më tutje me trupin e vajzës.
Gjashtë persona janë arrestuar, por nuk dihet për çfarë arsye. Në mesin e tyre është edhe një burrë i cili ka kontaktuar policinë pasi ka zbuluar valixhen. Dy tashmë janë liruar.
Nëna e saj postoi më parë një foto të vajzës, si dhe gruan që besohej se e kishte joshur në Facebook dhe rrëmbyer.
“Alert! Vajza jonë Lola është rrëmbyer. Ajo është parë për herë të fundit në shoqërinë e një gruaje që nuk e njohim në hyrje të ndërtesës sonë. Ju lutemi na ndihmoni!”, ka shkruar nëna e cila ka publikuar edhe një screenshot nga kamera e vëzhgimit.
Në video shihet se si vajza hyri në pallat nën shoqërinë e një gruaje të panjohur për prindërit e saj, por nuk arriti kurrë në banesën e saj. Policia gjeti shenja sherri në bodrum, si dhe shirit ngjitës dhe bisturi.
Më herët u raportua se një grua e panjohur i kërkoi vajzës ndihmë për valixhen, por BFMTV më vonë njoftoi se dëshmitarët thanë se gruaja nga video u kërkoi ndihmë për valixhen e rëndë dhe se ata e ndihmuan që ta çonte në makinë. Ata gjithashtu pretendojnë se e kanë parë duke blerë një briosh. Në atë kohë, besohet se në valixhen e saj ishte vajza e vogël.
Trupi i vajzës u gjet rreth orës 23:30 të së premtes nga një i pastrehë që hapi valixhen. Fytyra e saj ishte ngjitur me shirit, fyti dyshohet se i ishte prerë dhe autopsia përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja. /tesheshi.com/