Dje në Haugesund të Norvegjisë iu dha lamtumira Artanit i cili vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Sremska Mitrovica, në Serbi. Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burgun e Stremska Mitrovica, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare.
Artan Zymberaj nga Peja, u dënua me 3 vjet burg, në Serbi. Artani vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Stremska Mitrovica, në Serbi. Dyshimet kryesore të familjes Zymberi janë se ai u mbyt në burg sepse mbante në gjoks tatuazh Adem Jasharin, e në kraharor Skënderbeun.
8 vjeçari me origjinë nga Peja e që kishte nënshtetësi norvegjeze, u raportua më 30 nëntor në mediat norvegjeze, se kishte vdekur. I njëjti po vuante dënimin me tre vjet burg në qelitë e Mitrovicës së Sremit në Serbi. Shkak për këtë dyshohet të jetë shpallja fajtor për kryerjen e veprës penale, prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.
Lidhur me rastin, familja e Zymberajt ka ngritur dyshime se Zymberi mund të jetë vrarë, shkaku i disa tatuazheve në trup, si ato me figurën e Adem Jasharit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998 – shqiponjës dhe emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.