Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një ekip mjekësor ka dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitë tjera relevante.
Sinjali mëson se i riu kishte dashur të kërcejë nga dritarja e banesës, e më pas ka marrë një thikë me qëllim që ta lëndojë vetën. Por më të keqen kishte arritur që ta parandalojë nëna e viktimës, e cila edhe ka njoftuar Policinë.
27-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe më pas i njëjti është hospitalizuar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’. /GazetaSinjali/