U deshën 37 vjet që autoritetet të zbulonin gabimin e një fermeri dhe ta dënonin atë sepse ia kishte marrë jetën bashkëshortes së tij. David Venables, 89 vjeç, privoi nga jeta gruan në Maj të vitit 1982 dhe më pas e hoоdhi trupin e saj në një gropë septike në fermën e tyre në Worcestershire.
Trupi i 48-vjeçares mbeti atje për gati 40 vjet, derisa në vitin 2019, disa punonjës gjetën skeletet e saj teksa zbraznin gropën. Të mërkurën, gjykata vendosi që ta dënonte me burgim të përjetshëm 89-vjeçarin. Trupi i Brendës u gjet 5 vjet pasi Venables e shiti fermën tek nipi i tij.
Kryesi i veprës e shiti pronën për më shumë se 460,000 Paund dhe i bleu vetes një shtëpi njëkatëshe prej 300,000 Paund në fshat. Ai ishte bërë aq kryelartë sa mendonte se askush nuk do t’i gjente mbetjet e saj në gropën septike.
Fermeri ia mori jetën gruas sepse donte që ajo “të largohej nga rruga” pasi ai vetë po fillonte një lidhje me një grua tjetër.