“Idiote! O zot, a je kund?!”/ Ish-ministri shpërthen për lajmin e divorcit të Besit dhe Xhensilës
Lajmet se aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj po ndahen dhe kanë nisur prej kohësh procedurat e divorcit janë kudo në rrjet këto ditë.
Fakti që ende nuk ka ende një reagim nga çifti i cili ka dy fëmijë, i shton edhe më shumë dyshimet te publiku se martesa e tyre ka marrë fund.
Por së fundmi rrjeti po zjen edhe nga një deklaratë e avokates Nexhi Beqiri, e cika ka deklaruar se Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre.
Kjo deklaratë ama nuk i ka shpëtuar ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit, i cili në një postim në “Facebook”, e quan totalisht “idiote”, deklaratën e avokatës, duke thënë se Bes Kallaku nuk ka asnjë detyre publike, që të jetë nën hetim.
“Nuk e di si i ka punët familjare Bes Kallaku, po turravrapi i përditshëm me lajme nga divorci i Tij më neverit. Njëkohësisht me rrjeshton automatikisht të jem në anën e çiftit, qoftë dhe në divorc.
Po, jam i gjithi me ta! Po çfarë ka interesante kaq shumë që edhe media kombëtare merren me një familje?! Po pse ore kur martohen e ndahen dynjaja duhet të jetë patjetër e raportuar në media?! Mbi të gjitha, cili është interesi publik në këto lajme apo edhe sajesa të raportuara në marrëdhënien familjare të Bes Kallakut?!
Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!! O zot, a je kund?! Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?! Po ç’hetim pasuror mo?! Jeni apo bëni vetë?! Pini more ilaçet, lëreni kamomilin!
Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?! Ç’detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!
Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?! Ua ua ua ua çfarë helmi!? Çfarë llogjike?! Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor! Ptu!”, shkruan ai.