Inçizon veten duke vozitur 260 km/orë, pastaj rrotullohet me veturë
Një burrë në Estoni ka inxhizuar veten duke u aksidentuar me një Lexus LS460 në shpejtësi 260 km/orë, mirëpo ka shpëtuar mrekullisht pa asnjë plagosje serioze.
Videoja u shpërnda në YouTube dhe tregon shoferin që shkelë gazin e Lexusit për të parë se sa shpejt përshpejton në rrugë.
Shoferi nuk duket se është shumë i shqetësuar me atë që ka ndodhur dhe menjëherë merr telefonin e tij të mençur për t’u siguruar që është ende duke regjistruar.