Dy femra kanë raportuar në polici se derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë dhe i kanë mbyllur kundër dëshirës së tyre duke i sulmuar edhe fizikisht. Policia ka njoftuar sot se rasti është raportuar të ketë ndodhur të premtën e kaluar, rreth orës 20:00 në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
“Të dyshuarit, më pas me veturë, viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi ku raportohet t’i kenë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, dërguar mediave. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin është duke u marrë policia./DrenicaOnline/