Në mediat amerikane, vite më parë është publikuar një video në të cilën mund të shihen pasojat nga mos vënia e rripit të sigurisë së pacientëve që janë ulur prapa në veturë, duke treguar në disa raste për rrezikun që iu kanoset në rast të ndonjë aksidenti, shkruan pemajetes.com.
Siç edhe mund të shihni në videon e më poshtme, një çift së bashku me fëmijën e tyre ishin të ulur prapa në një taksi, kur papritmas ndodh një aksident. Për fat të mirë, babai i fëmijës e mbron atë që të mos përplaset brenda në veturë. Kjo video dëshmon se sa e rëndësishme është vënia e rripit të sigurisë, të cilën, shumica e pasagjerëve refuzojnë ta vënë, dhe këtu nuk bëhet fjalë për ata që ulën prapa në veturë, por shpesh herë edhe ata që rrinë në ulësen e parë. /Pemajetes.com
Për më shumë, shiko videon e më poshtme: