Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP” i cili pati rikthimin më të fuqishëm në vëmendjen e publikut për shkak të pjesmarrjes në këtë reality show. Kjo u bë shkak që edhe krijimtaria e tij artistike të rikthehej gjithashtu në vëmendje.
Pasi Luizi u bë kryefjalë e BBV, këngët e tij të para shumë viteve filluan të dëgjoheshin sërish e të rriteshin ndjeshëm në klikime.Përpos tyre, Luizi publikoi edhe dedikimin emocionues për Kiarën me ndihmën e produksionit.
Tashmë që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë, pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta. Rreth kësaj çështje ka folur Xhani Demika, i njohur ndryshe si menaxheri i vip-ave. Teksa ka qenë i ftuar në “Një natë me Aulonën”, ai tregoi se po përflitet për çmimin që mund të paguhet Luizi në koncertet e tij, që varion nga 5 deri në 10 mijë euro për një koncert.
Pjesëmarrja e tij në një shoë të tillë ka bërë që Big Brother këtë vit të thyej cdo rekord shikueshmërie duke lënë pas Bigun e vit të kaluar ku bënte pjesë Donald Veshaj, një prej banoreve mjaftë të komentuar atë vit. Energjia e Luizit sa vjen dhe shtohet e si duket serioziteti i madh për fitore nuk ka të ndalur. Shiko videon:
@luiz.fitues #luizejlli #meluizin #fituesabsolut💯🏆 #luan🦁 #topchannel #kapelajmin #xhanidemika ♬ original sound – LUAN🦁💯🏆