Çdo verë e gjen artizanin Genci Rasho duke thurur çadra prej kashte në plazhe.
Prej 18 vitesh, Genci nga Levani punon edhe rrogozë me kallama, profesion të cilin e ka të trashëguar nga paraardhësit e tij duke e kthyer në një biznes fitimprurës.
Ai tregon se këtë zanat e ka të trashëguar nga të parët e tij dhe se prej 18 vitesh është angazhuar familjarisht por punëson edhe të rinj nga fshati, duke siguruar të ardhura të mira për familjen e tij.
Për komunitetin rom sigurimi i lëndës së parë është i vështirë. Sikurse tregon 70-vjeçari Hekuran Ibrahimi, atij i duhet të lëvizë në fshatrat e zonës dhe të mbledhë kallama dhe kashtë, për të thurur më pas çadra e rrogozë.
Këtë sezon turistik, artizanët romë kanë arritur të shesin çadrat në të gjitha plazhet më të mëdha, duke filluar nga Saranda, Himara e deri në Velipojë me çmim të kënaqshëm.