Pak kohe pas startimit te “Big Brother VIP Kosova”, Andi Artani ndau me banoret historine e tij me Jasmin Kadriun gjate programit “Per’puthen”.
Andi nuk tha fjale fort te mira per Jasminen, por u shpreh se ishte shume posesive, e fiksuar pas tij dhe se ndarjen e tyre e perjetoi shume keq, aq sa humbi dukshem ne peshe. Nga ana tjeter, Jasmina beri nje reagim ne rrjetet sociale, ku ndau me ndjekesit komentet mbeshtetese ndaj saj ne videon e Andit te publikuar ne faqen zyrtare te BBVK.
Mirepo, ajo ishte e ftuar diten e sotme ne “Big Talk Kosova” ku u pyet serish rreth bisedes se Andit me banoret e tjere. Ajo mohoi se mund te kete qene e fiksuar pas tij, ndersa paralajmeroi se nese ai vazhdon te flase ne kete menyre, ajo do te publikoje mesazhet dhe gjerat qe ka ne telefon.