Arjeta, vajza që një vit më parë përloti të gjithë shqiptarët, tani jeta e saj ka ndryshuar tërësisht, pasi falë inciativës së imamit Elvis Naçi me fondacionin e tij, ajo tani është shëruar. Gjendja e saj shëndetësore ishte mjaft keq. Ajo thoshte se fëmijët e tjerë e tallnin pasi që nuk ishte si gjithë të tjerët, shkruan pemajetes.com.
Ndërsa, një vit më vonë, imami Elvis Naçi së bashku me Arjetën kanë bërë një video e cila ka gëzuar të gjithë që e kanë parë. “Së pari jam shumë i gëzuar që je bërë shumë mirë. Tani, çdo ditë që vjen ti bëhesh edhe më mirë. Ti e ke kalu shumë mirë. Ti shpirti i vogël e ke kalu aq mirë sa që po çuditën edhe mjekët pasi që kaq shpejt je rehabilitu”, dëgjohet imami Elvis Naçi duke thënë vajzës së vogël. /Pemajetes.com
Shiko videon më poshtë për ta parë komplet historinë e suksesit të Arjetës së vogël: