Gjatë ditës së sotme, në Kosovë ka pasur vërshime në disa qytete. Përmbytje ka edhe në komunën e Vushtrrisë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Pothuajse në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë krijuar përmbytje. Deri më tani nuk ka të dhëna nëse në ndonjë zonë ka evakuuim të banorëve.
Teksa orëve të fundit reshjet e shiut kanë qenë intensive duke shkaktuar probleme dhe përmbytje në një pjesë të mirë të vendit, mëngjesin e sotëm ka rënë dëbora e parë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ndan fotografi dhe bën të ditur se këtë vit dëbora e parë filloi në Qafë Thore ku temperatura shënon 4 °C. ARRSH sqaron se gjithsesi qarkullimi kryhet pa probleme mjetet dhe punëtorët janë në terren, në gatishmëri për çdo situatë. Qafa e Thorës, është një kalim malor në Alpet Shqiptare të Shqipërisë veriperëndimore. Përmes saj kalon rruga nga Kopliku në Theth.
Shiko pamjet më poshtë: