Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar, shkruan pemajetes.com.
Pas Shkurtës, edhe vajza e saj, artistja e njohur kosovare, Gresa Behluli, i ka dedikuar këngë vëllait të saj. Kënga titullohet “Motër e Vëlla”, ku për tekstin është përkujdesur Sami Aliu, shkruan lajmi.net. Ndërsa klipi i këngës shoqërohet nga pamjet e dasmës së vëllait të saj.
Shiko videon:
Kujtojmë se Dasma e madhe e djalit të Shkurte Fejzës u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe. Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza ka publikuar projektin e ri. Ai i dedikohet nuses së djalit dhe premierën e pati në martesë. /Pemajetes.com