Jo vetëm të rinjët por edhe të moshuarit përfshihen në sherr: 76-vjeçari e bën për spital 77-vjeçar, i duhet trajtim jasht vendit.
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Hogosht të Kamenicës, ku dy një person i moshuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti verbal mes tyre, e që më pas 76-vjeçari dyshohet se e ka përplasur për toke viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
77-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm jashtë vendit.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.