Një krim monstruoz ndodhi para dy nete rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së. Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.
I dyshuar për vr.as.jen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhu në në familje më herët. Gazetarja e gazetës Insajderi edhe sot ndodhet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Aty ka folur me njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e vr.ar.ë nga tre plu.mbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.
Ajo i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj. “Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.
Ndërsa motra e saj Burbuqe Magashi tha se gruaja e vr.ar.ë nga ish-burri kishte tentuar edhe më herët ta vr.as vetën. Sipas saj e motra ishte në izolim terë kohën nga burri i saj. Në një moment ajo thotë se edhe në banjo përcillej nga nëna e dorasit, vjehrra e saj.
“Kjo u detyru me ra prej katit të dytë me mbytë vetën. Qaq që ka pas maltretim prej krejt familjes së tyre, e izoluar ka qenë, s’e kanë lanë me dalë në oborr. I kanë thënë derisa të lind 1 vit e gjysmë s’ki nevojë me shku te motrat në Llugaxhi”, tha ajo.
Varrim siç mëson Insajderi pritet të bëhet ditën e nesërme.