Gazetarja nga Kosova Zana Avdiu pasi kritikoi Granit Xhakën në televizionin duket se ka kërkuar mbrojtjen e Policisë së Shtetit pas kërcënimeve të shumta që ka marrë. “Kam marrë shumë mesazhe me kërcënime konkrete ndaj meje dhe familjes sime,”- thotë Avdiu.
Ndeshja e Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Serbisë ishte kaotike. Pati emocione të jashtëzakonshme kur zviceranët më në fund arritën të fitonin 3–2. Një lojtar që rrëmbeu titujt kryesorë gjatë lojës së ngarkuar ishte Granit Xhaka, i cili u tregoi organin gjenital futbollistëve të Serbisë, gjest që Avdiu e dënoi.
“Veprimi i Xhakës është një turp. Është një veprim i bërë nga një rrugaç,”-shkroi më pas Avdiu në Facebook. Gazetarja u shfaq më pas në një emision televiziv ku vazhdoi të kritikonte Xhakën, ndërsa shtoi gjesti është simbol i abuzimit seksual. Por përveç qytetarëve, gazetaren e kritikoi dhe i ati i futbollistit, Ragip Xhaka.