Maroko ka shkruar historinë këtë botëror, pasi ka arritur të futet në mesin e katër skuadrave më të mira në botë këtë ediocion. Edhe pse sonte u eliminua nga Franca, Maroko do të mbetet në histori për ndryshimin e standardit si befasia më e madhe e një kampionati botëror, shkruan Korrespodenti.
Ndeshjen e kaluar, si dhe ndeshjet paraprake, futbollistët marokenë fitoret i festonin me nënat e tyre. Në ndeshjen e fundit, u raportua se gruaja e njërit futbollist maroken kishte reaguar ashpër, pasi ky i fundit kishte festuar fitoren me nën e tij, duke e lënë anash gruan.
Madje, ishte shfaqur edhe një video, ku gruaja e Hakimit, Hiba Abouk, i jepte leksione të shoqit, ku pretendohet t’i ketë thënë se së pari ai do duhej të shkonte tek ajo, pastaj tek nëna e tij.
Ishte shkruar se Achraf Hakimi, ndoshta do ta festonte fitoren me gruan e tij për ndeshjen e sontme kundër Francës, por që kjo “dëshirë” e tij nuk u realizua.
Më poshtë po ju sjellim videon ku shihet duke u “qortuar’ futbollisti maroken Achraf Hakimi nga bashkëshortja e tij Hiba Abouk.