Këngëtarja e famshme turke, Karsu, ka humbur 16 të afërm si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë pak ditë më parë, i cili shkaktoi mijëra të vdekur. E shkatërruar nga dhimbja që jetoi, Karsu organizoi një fushatë të madhe ndihme në Holandë, vend në të cilin banon, dhe mblodhi 88 milionë eurove në natën e ndihmës.
Duke parë shumën e grumbulluar gjatë natës, këngëtarja nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët. Duke publikuar ato momente në llogarinë e saj në Instagram, Karsu ka thënë: “88 milionë euro. Faleminderit, Holandë”. Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore arriti në 33,179 të dielën. Autoritetet thanë se më shumë se 92 mijë e 600 njerëz të tjerë u plagosën në katastrofë. Ndërsa dëshpërimi ngjalli tërbim edhe në përpjekjet e ngadalta të shpëtimit, fokusi u kthye te kush ishte fajtori për mospërgatitjen më të mirë të njerëzve në rajonin e prirë nga tërmeti që përfshin një zonë të Sirisë që tashmë vuante nga vite të tëra lufte civile, shkruan AP.
Këngëtarja turke, Karsu: