4.1 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Këta janë tre deputetë të VV-së që guxuan ta kritikojnë Kusarin për bisedën me Radojiçiqin

Këta janë tre deputetë të VV-së që guxuan ta kritikojnë Kusarin për bisedën me Radojiçiqin
Audio-incizimi i Mimoza Kusari-Lilës, shefe e deputetëve të VV-së, me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku konfirmohej koordinimi i pushtetit me Listën Serbe dhe komunikimi me Milan Radojiçiqi, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kryeministri Albin Kurti e mbrojti Kusarin, sikurse edhe shumë deputetë të pushtetit. Vetëm tre deputetë të VV-së e kritikuan Kusari-Lilën. Kush janë ata?

Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ishte i pari nga deputetët e VV-së që e kritikoi Kusari-Lilën për bisedat me Radojiçiqin. Dy ditë më parë, gjatë një lidhjeje telefonike në “Debat Plus”, Rrahmani theksoi se komunikime të tilla nuk do të duhej të kishte.

“Ajo çka pashë dje në përgjime që janë bë, unë nuk kam ndonjë koment me të thënë të drejtën. Por komunikime të tilla, mund të ketë shpesh herë në politikë. Po deklarohet dhe po vërtetohet që po, fatkeqësisht (ka komunikime me Radojiçiqin v.j). Nuk është që kam ndonjë koment, nuk është një gjë e mirë që ka ndodh për shkak që është një person që është në kërkim edhe nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe në listën e zezë të ShBA-së. Nuk do të duhej të kishte komunikim” – theksoi ai në “Debat Plus”.

“Asnjë person nuk duhet të ketë komunikim me një person që është në kërkim nga policia dhe nga institucionet.” – shkroi ai.

Ndërsa dje ai e thelloi kritikën, duke thënë se Kusari-Lila nuk e përfaqëson atë dhe se ajo vjen nga një parti tjetër.

“Unë e kam pasur qëndrimin tim që Mimoza Kusari vjen prej një subjekt tjetër politik, nuk më përfaqëson mua, përfaqësimi im si deputet në Kuvend bëhet nga unë si deputet, si përfaqësues direkt në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk e ndjejë vetën të përfaqësuar nga një deputetet apo një deputet tjetër cilido qoftë ai.” – u shpreh ai në Klan Kosova.

Ndërsa kritikues, ndonëse me gjuhë më të butë, ishte edhe Enver Dugolli, po ashtu deputet i VV-së. Ai e cilësoi “një far gabimi” komunikimin e Kusari-Lilës me Radojiçiqin.

“Përmendja e veteranëve e këtyre mendoj që ka qenë ndoshta e panevojshme.” – tha ai, teksa gazetari Kushtrim Sadiku e pyeti nëse është e panevojshme edhe biseda e Kusarit me Milan Radojiçiqin, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“E panevojshme, natyrisht, natyrisht. Në momentin që i është lëshuar në interfon, se zonja Kusari nuk e ka thirrë në asnjë moment Radojiçiqin dhe shihet se tendencë dhe qëllim kryesor i zotit Simiq, i nxitur nga kush po dihet, nga Serbia natyrisht, se Serbia donë të bëjë katrahurë këtu. Ka pasë qëllim dhe incizimin që e ka bo ka qenë thjeshtë me këtë qëllim. Por edhe në momentin kur në interfon e ka lëshu atë…Gjëja që është dashtë dhe besoj që këtu nashta, pak a shumë, është edhe një far gabimi i vogël i zonjës Kusari, ka qenë dashtë ta ndërpresë, të mos komunikojë, as mos ta dëgjojë fare Radojiçiqin” – tha ai.

Ndërsa në mbrëmjen e të enjtjes, Visar Korenica, deputet i VV-së, e kritikoi po ashtu Kusari-Lilën, duke e quajtur si të papranueshme komunikimin mes shefes së tij dhe Radojiçiqit.

“Për mua personalisht është e papranueshme komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë…nuk do duhej të ndodhte një komunikim i tillë…sigurisht që asaj i krijohet obligushmëri të ketë komunikim sepse shumë ligje varen prej Lista Serbe” – ka thënë ai në emisionin “Info Nata” të Tëvë 1.

Sipas tij, Kusari-Lila është dashur ta refuzoi komunikimin e Radojçiqin.

“Nuk ka pasur nevojë të ndodhte një komunikim i tillë, po shpesh për të mos dashur as mos me e arsyetu, mund të ndodhemi në një pozicion të caktuar dhe të pa kërkuar, por megjithatë duhej të refuzohej një komunikim i tillë.” – ka thënë Korenica.

Ndryshe, ditë më parë Kurti e kishte mbrojtur Kusari-Lilën, madje duke thënë se duhet të kemi kujdes nga “lufta hibride e Serbisë ndaj Kosovës”. Kujtojmë ndaj aferës “Zdravo”, siç opozita po i referohet përgjimit Kusari-Simiq, do të mbahet një protestë nesër me fillim nga ora 18:00.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...