“Këtu nuk jemi shtet arab dhe nuk lejohet as gruaja e dytë, as e treta e as e katërta”. Avokatja Fehmije Bytyqi ishte e ftuar në emisionin A LIVE në ATV, për të diskutuar lidhur me ndryshimet e Kodit Penal në Shqipëri, që në media u ndërlidh me tradhtinë bashkëshortore.
Po në këtë emision, gazetari nga Shqipëria e sqaroi se ndryshimet në Kodin Penal kanë të bëjnë me bigaminë dhe assesi me tradhtinë bashkëshortore.
Edhe avokatja Fehmije Bytyqi e sqaroi se bigamia nuk lejohet as në Kosovë me Ligjin për Familjen.
“Bigamia nuk lejohet edhe ligji mbi familjen lejon që të lidhet kurora ligjërisht vetëm me një grua, e sa ndodhin në praktikë këto, tani unë nuk di. Këtu nuk jemi në shtetet arabe, ne jemi në Evropë dhe nuk lejohet as gruaja e dytë, as e treta as e katërta”, tha Bytyqi. /atvlive.tv
Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: