Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Kiara pas largimit nga shtëpia: Kam fituar dashurinë, gjënë më të bukur në këtë jetë! Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike. Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura.
Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku.Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë.