Kica-Xhelili për Sveçlën: Duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet ta ndalë këtë ‘thirrje të rrezikshme për krizë’.
Kica-Xhelili, thotë se Sveçla duhet të largohet menjëherë nga pozita që ka.
“Ministri i Punëve të Brendshme duhet urgjentisht ta ndale këtë propagandë të maskuar e këtë thirrje të rrezikshme për krizë. Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore”, shkruan Kica-Xhelili.
“Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë”.
Tutje, deputetja e LDK-së tha se çka po bën Sveçla sot është kapak i luftës hibride.
“I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore. Kjo nuk guxon të jetë rruga e Kosovës”.