Prime-n e kaluar banorët vendosën unanimisht që telefonatën që u kishte vënë në dispozicion Vëllai i Madh, t’ia dhuronin Olta Gixharit që të fliste me djalin e saj. Por duke qenë se ai është vetëm 2 vjeç dhe kur nis spektakli është në gjumë, Vëllai i Madh kishte menduar për një surprizë më të bukur për aktoren e njohur.
Përmes një video-je të shfaqur në ekran, Olta u surprizua nga djali i saj 2-vjeçar. “Shumë faleminderit. Jam në fazën që fle dhe zgjohem me mendjen te djali. E shoh që është i lumtur, qesh dhe që është rritur. Nuk ja kanë prerë flokët shyqyr. Ai është një fëmijë që vetëm vrapon. Më ka marrë malli shumë, shumë, shumë. Mezi pres ta shoh. Kisha frikë të flisja në telefon. Nuk e di pse, nuk di ta shpjegoj. Më duket sikur më kërkon llogari që pse nuk jam aty. Nuk e di sa guxim do kisha nëse do flisja. Sidomos duke qarë, sepse ai është shumë i vogël”, tha aktorja.
Më pas i dërgoi edhe një mesazh të birit, duke i thënë: “Mami të do shumë. Do vi shumë shpejt te ti. Mami të ka jetë dhe vetëm rri mendoj për ty gjithë ditën. Te quiero. Tu eres mi vida mi amor”.