Sot në media u raportua një qytetare nga Kosova, e cila kishte shkuar në Shqipëri bashkë me familjen për pushime ka humbur jetën në qytetin e Lezhës.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se e ndjera ishte Trëndelina Berisha, mësuese në shkollën Xhemajl Mustafa dhe motra e regjisores së njohur Burbuqe Berisha.
E ndjera sipas deklarimeve të familjarëve të saj, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt kardiak.
Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së mësueses. /IndeksOnline
Shiko foton: