2.8 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

Kjo është lulja shëruese që gjendet në trevat shqiptare

E njohin si bar zemre, sanëz, kërrsanëxë, sancë, ksane, raven, lincurë – por emrin e ka Gentiana. Emri i kësaj bime vjen nga Mbreti i Ilirisë, Genti, vendi i të cilit është djepi i shqipeve, shkruan “AgroWeb”.

Bëhet fjalë për një barishte të hidhur që vjen nga bima e verdhë me emrin botanik Gentiana lutea, transmeton lajmi.net. Ajo gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë dhe në shpate që ngrihen mbi 1000 metra lartësi.

Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore. Rrënjët e Gentianës mblidhen në pranverë ose në vjeshtë nga bimët mbi dy vjeçare.

AgroWeb.org ju tregon se kurat mjekësore kanë nevojë për rrënjë të thara nga dielli ose të ruajtura në vende të thata. Rrënjët e Gentianës janë të mbrojtura me ligj në shumë vende të botës, ku ndalohet tërësisht mbledhja e tyre në natyrë.

Megjithatë në Shqipëri, këto bimë të egra janë lehtësisht të këputshme nga njeriu. Siç e thamë edhe më lart, Gentiana e ka origjinën në Ilirinë e lashtë. Kjo bimë shqiptare ka gjetur rrugën e saj në mbarë botën, madje ka çelur deri në Kinë që tashmë është kthyer në prodhuesin më të madh të kësaj bime në rang botëror.

Krenaria shqiptare përdoret në shumë mënyra

Më origjinalet vërehen në veri të vendit që gjeografikisht është vendi i lindjes së Gentianës. Në Koplik dhe Kelmend, rrënjët e kësaj bime shiten për 300 lek/kilogrami.

Fermerët vendas arrijnë të mbledhin qindra kilogramë rrënjë në vit. Përdorimi më popullor i bimës është si përbërës aktiv i rakisë së sanzës, një pije tradicionale e Koplikut të Shkodrës që kushton 600 lek/litri.

Gentiana gjendet edhe në Theth, Bogë, në Malësitë Mbi Shkodër, në Vuthaj dhe Guci, në toka malore natyralisht organike.

Gentiana apo sanza përbën një aktivitet të konsiderueshëm për banorët e zonave malore, të cilët më pas e dorëzojnë në firmat që merren me eksportimin e bimëve medicinale në tregjet ndërkombëtare.

Rrok Bunjaj është një nga më të apasionuarit pas sanzës dhe tregon për AgroWeb.org se e ka kthyer punishten e tij në Tamarë të Kelmendit në një bazë të vogël prodhimi artizanal ku recetat më special përmbajnë Gentianën e maleve përreth.

‘Kjo bimë ka vlera jo vetëm historike, por edhe medicinale krejt të pazakonta dhe mjaft të fuqishme për organizmin’, tregon ai për AgroWeb.

Gentiana është një element i rëndësishëm i prodhimit të pijeve të njohura si “bitter”, madje në të shkuarën është përdorur edhe për prodhimin e birrës.

Përbërësit e rrënjës së bimës kanë element hidhur të njohur si gentianine, gentiamarinë dhe gentialutinë, vajra esencialë si carvacrol, limonene dhe linalool.

Për më tepër ato përmbajnë amino acide, minerale si alumin, kalcium, krom, kobalt, hekur, magnez, mangan, fosfor, kalium, selenium dhe sodium.

Rrënjët e Gentianës janë të pasura me pektinë, fibër, vitamina dhe proteina.

Përdorimet e rrënjëve të Gentianës në mjekësi

Sistemi tretës. Gentiana është një nga kurat më të mira për problemet me stomakun. Ajo këshillohet të konsumohet në formën e çajit.

Nëse keni një stomak të dobët, kjo bimë ju ndihmon me tretjen duke e përshpejtuar proçesin dhe parandaluar problemet që vijnë si pasojë e mos tretjes.

Zhysni 0.5% gram rrënjë Gentiane në ujë të ftohtë për katër orë. Çdo ditë, para çdo vakti, pini një filxhan me këtë ujë.

Mungesa e oreksit. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme, probleme personale, dobësi dhe anoreksi.

Kjo simptomë zgjjidhet nga konsumimi i pluhurit të rrënjëve të Gentianës së tretur në ujë të ftohtë për 4 deri në 5 orë.

AgroWeb.org ju këshillon të tresni 15 gramë lule të thata me 15 gramë lëkurë portokalli në një litë verë të bardhë për 10 ditë.

Filtrojeni dhe pini nga një gotë përpara vakteve.

Fryrjet. Teprica e gazit në stomak që trajtohet nga tretja jo e mirë mund të zgjidhet falë kësaj bime.

Duhet të tresni 1.5 gramë pluhur të rrënjës së Gentianës në një gotë me ujë për katër orë.

Një gjë të tillë duhet ta bëni për disa ditë me rradhë.

Për mëlçinë dhe tiroiden

Mëlçia. Gentiana mund të përdoret për t’i ardhur në ndihmë mëlçisë dhe për të ndihmuar organizmin të funksiojë kur ky organ has në vështirësi.

Përdorimi i kësaj bime parandalon verdhëzën, akumulimin e lëngjeve, lodhjen etj. Tresni 0,2% rrënjë Gentiana në ujë për disa ditë.

AgroWeb.org ju tregon se duhet ta kulloni mirë dhe përzieni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë

Tiroidet. Gentiana ka përbërës që ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. 0,2% e rrënjës së Gentianës duhet tretur në ujë për disa ditë.

Kullojeni mirë dhe përzijeni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë.

Sipas kërkimeve të ekspertëve të AgroWeb.org, bima përdoret si pastruese gjaku. Ajo largon toksinat dhe papastërtitë nga qarkullimi i gjakut.

Mjafton gjysëm luge gjelle me rrënjë të thatë në një filxhan ujë për 10 minuta. Kullojeni mirë dhe konsumoni dy filxhanë në ditë.

Përdorimet mjekësore të luleve të Gentianës

Rënia e flokëve. Falë përmbajtjes së lartë të zinkut, Gentiana është pjesë e shumë solucioneve për parandalimin e rënies së flokëve, por edhe të zbokthit.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...