Kolona e tankeve dhe mjete tjera të blinduara të ushtrisë ruse që po lëviznin nëpër një fushë të gjelbëruar, u hodh në erë kur hasën në fushën e minuar.
Disa prej tankeve kishin shkelur më herët në minat antitank dhe kishin mbetur aty duke u djegur, dhe duket se kjo nuk i alarmoi ushtarët e tjerë rusë që po vazhdonin të vinin, transmeton Telegrafi.
Në momentin që kaluan pranë mjeteve të tyre të shkatërruara menduan se nuk do të ketë mina tjera, por ndodhi e kundërta – e pësuan edhe këto tanke.
Siç mund të shihet nga videoja e realizuar nga ajri me dron nga operatorët ukrainas, shfaqet momenti kur shpërthen mina anti-tank dhe tanket ruse shpërthejnë.
Bëhet fjalë për minat anti-tank të llojit TM-62M të prodhuara qysh në kohën e Bashkimit Sovjetik, të cilat po përdoren në masë të madhe kundër rusëve. /Raporto24/