Kuqezinjtë e Kombëtares festojnë fitoren në Ishujt Faroe me këngën e Adem Jasharit!
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë ndaj Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit ‘E’ kualifikues të “Euro 2024”, që do zhvillohet në Gjermani.
Në Torshavn, kuqezinjtë e Sylvinhos prodhuan lojë dhe raste të mira, duke marrë vendin e dytë në grup, kjo edhe falë fitores me përmbysje 3-2 të Moldavisë me Poloninë.
Pas këtij suksesi, në Ishujt Faroe, festa e kuqezinjve ka qenë e veçantë, teksa ekipi ia ka marrë këngëve patriotike.
Edhe me “Skënderbeun” midis tyre, dëgjohet kënga e Adem Jasharit, “Mora Fjalë”. Taulant Seferi duket në rolin e ‘solistit’, të cilin kuqezinjtë e tjerë e shoqërojnë. Atmosferë e zjarrtë te kuqezinjtë, nga fusha e futbollit te muzika.