Kur je luftarak që në nisje të jetës/ Nxirret i gjallë pas 29 orësh nga rrënojat fëmija 2 muajsh. Një luftarak që në nisje të jetës. E tillë është historia e një foshnje 2-muajshe, e cila është nxjerr e gjallë 29 orë nga rrënojat që la pas tërmeti në Turqi.
Video ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa përlot të madh e të vogël. Në pamje shihet ekipi i shpëtimit, që merr foshnjën dhe e fut në një ambulancë, ndërsa një prej tyre e fut bebin në xhupin e tij dhe më pas e mbulojnë me batanije. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mund të shkojë në mbi 20 mijë. Numri aktualisht qëndron në tre mijë e 400, dhe OBSh-ja pohon se ky numër mund të jetë tetëfish.
Shiko videon më poshtë: