Ngjarje e ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një hotel në Greqi, ku një 38-vjeçare i ka hedhur acid në fytyrë bashkëshortit të saj 36-vjeçar.
I riu ka marrë djegie të shkallës së parë. Gjendja e tij shëndetësore është kritike, ndërsa mjekët thonë se ka rrezik që burri të humbasë edhe shikimin, pasi pjesa e majtë e fytyrës ka plagë të rënda. Gazeta Protothema.gr shkruan se në rrethana ende të panjohura, 38-vjeçarja i ka hedhur të shoqit një lëng me acid në fytyrë, teksa ky i fundit ishte në gjumë.
Pasi i bëri gjëmën burrit, gruaja është larguar me vrapë nga hoteli për t’u arrtisur.
Mësohet se 36-vjeçari është emër i njohur për policinë greke. Sipas informacioneve të ERT, 36-vjeçari ka një të kaluar jo të mirë me ligjin.
Ka qenë ora 3:00 e mëngjesit të së shtunës kur 36-vjeçari është gjuajtur me acid nga bashkëshortja e tij 38-vjeçare teksa ndodheshin në një hotel në Heraklion, Kretë.
Sipas burimeve të “Cretapost”, bëhet fjalë për një emër të njohur i cili ishte përfshirë më parë në një aktivitet kundër ligjor në hotelin në Hersonissos, në vitin 2015. Në fakt, në atë kohë ai ishte dënuar dhe vuajtur nënimin, ku më pas ishte liruar.
Policia është në kërkim të 38-vjeçares, ndërsa njëkohësisht, ajo po hetohet edhe për shkaqet që kanë çuar në djegien e të shoqit me acid.