Kush dëshiron që Zoti të jetë me të kudo që ndodht dhe në çdo situatë, duhet t’i bëni këto vepra: Zoti i Madheruar thote: “Unë jam me ju! Vepra e parë që duhet ta bëni ëhstë, Në qoftë se falni namazin, E e jepni zekatin, U besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, Huazoni për hir të Zotit hua të mirë, Zoti do t’ju mbrojë dhe do të jetë me ju kodo që jeni.
Kush dëshiron qe Zoti te jete me te, atehere le te shoh se si eshte gjendja e tij ne lidhje me keto ceshtje. Nese je ne rregull, atehere pergezohu se “Ai patjetër do t’ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në Xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj.”
Ibn Kajim thotë: “Zoti është fisnik dhe e do fisnikërinë nga robërit e Tij, është i Gjithëdijshëm dhe i do dijetarët, është i Plotfuqishëm dhe i do të guximtarët, është i bukur dhe e do bukurinë, është i Gjithëmëshirshëm dhe i do të mëshirshmit dhe i mëshiron nga robërit e Tij mëshiruesit, është që mbulon shumë dhe i do ata që i mbulojnë të metat e robërve të Tij, është Falës dhe i do ata që falin, është i Butë dhe i do ata që sillen butë me robërit e Tij dhe e urren vrazhdësinë dhe të vrazhdit nga robërit e Tij, është Bujar dhe i do ata që janë bujarë nga robërit e Tij, është i Drejtë dhe e do drejtësinë, i pranon arsyetimet dhe p do ata që pranojnë arsyetimet nga robërit e Tij’’.