Sokol Halili është burri i cili dyshohet se e vrau ish-bashkëshorten e tij, Hamiden. Ai më pas bëri vetëvrasje, për të mos u dorëzuar në polici. Familja e tij, njoftoi dje, se varrimi i Sokolit do të bëhet sot, por asnjë pamje nuk doli nga atje. Nuk dihet se si eci ceremonia e varrimit të tij dhe se kush mori pjesë në këtë ceremoni, shkruan pemajetes.com.
Atij sot do t’i bëhej varrimi, ku ipas familjarëve, varrimi do të bëhet në orën 12:00, në Lagjen e Pajtimit. “Të nderuar familjarë dhe dashamirë ju njoftojmë se varrimi i Sokol Halil, bëhet nesër më 04.12.2022, në ora 12:00, në Lagjen e Pajtimit”, thuhet në njoftimin e familjes. Siç mësohet, ceremonia e varrimit do të bëhet me rite islame si pas traditës, mirëpo ende nuk është bërë e ditur se cili hoxhë do ta bëjë këtë, apo edhe nëse do ta bëjë ndonjë.
Kujtojmë se, Sokol Halili ua kishte dorëzuar një letër familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi, derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit. Halili përmes letre ka dhënë versionin e tij rreth shkakut që ka çuar deri te krisja e raporteve me ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi.
Në letrën e gjatë, Halili ka lavdëruar Policinë e Kosovës ndërsa ka bërë thirrje që të mos humbet shpresa në polici, shtet dhe në zot. “Mos e humbni shpresën në Zotin e madh dhe në policinë tonë se shumë janë të drejt,të kuptueshtëm po mos u merrni me media se çka kanë tha”, ka shkruar ai. /Pemajetes.com