2.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Ky është 31 vjeçari që dyshohet se u vra nga “Kobra”, erdhi nga Franca për ta festuar Vitin e Ri

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur një natë më parë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi.

Rrugës për në spital ka ndërruar jetë Visart Cengu me origjinë nga Kukësi, ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Dorjana Bezat e TCH raporton se konflikti nisi për motive të dobëta në një lokal, ku tre të rinjtë nga Kukësi janë konfliktuar me një shqiptar të Kosovës me grushte dhe sende te forta. Pasi janë konfliktuar, ata janë nisur drejt Kukësit me një mjet që drejtohej nga Arben Basha.

Policia dyshon se drejt tyre ka qëlluar pronari i lokalit të natës teksa ata po largoheshin me automjet në drejtim të Kukësit.

Mësohet se tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë patur armë me vete dhe nuk ka patur përplasje me armë.

Dy të rinjtë nga Kukësi akuzojnë Dibran Hoxhajn si autor të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmon nisjen e intervistimit të stafit të lokalit “Kobra City” dhe dëshmitarëve okularë, për shkak të informacioneve se në orët e para të mëngjesit të sotëm aty pati gjuajtje me armë zjarri dhe për pasojë vdiq një person dhe u plagos një tjetër, të dy nga Kukësi.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se aktualisht po intervistohet stafi i lokalit.

“Kryesisht stafi i loakalit është duke u intervistuar dhe dëshmitarët okluarë”, tha Bytyqi.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçarit me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi. Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit.

Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë së Shqipërisë, dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas kosovarë.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...