Ky është ‘gangsteri’ pejan që përplasi motoristin me veturën e marrë me qira, s’kishte as patentë shofer
Të rinjtë kosovarë shpeshherë dalin të jenë meraklinj të vozitjes së automjeteve pa patentë shofer. Për të mos mbaruar me kaq, jo rrallëherë sillen edhe si “gangsterë” nëpër rrugët e vendit, duke bërë lëvizje të rrezikshme, derisa shkaktojnë edhe aksidente, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në mesditë, në qytetin e Pejës, ku një ri ka përplasur një motorist, për shkak të manovrimeve të tij, duke treguar veten si të “fortë” në trafik.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije së bëhet fjalë për Veton Loxhën, i cili ka goditur një motorist, me një veturë të tipit Dodge Ram, e cila ishte marrë me qira, por që vendosi ta voziste pa pasur fare patentë.
I riu dyshohet se pasi është kyçur në rrugë, e ka kthyer veturën me frenin e dorës, duke shkaktuar kështu aksidentin.