Një vajzë ka tentuar të bëj vetëvrasje tek Ura e Fshajt në Gjakovë. Ajo ka kërcyer nga ura në ujë. Por, fatmirësisht vajza është shpëtuar nga një burrë. Portalet lokale në Gjakovë njoftojnë se heroi që ka shpëtuar vajzën është Din Salihi nga fshati Babaj i Bokës. Ai ka qenë dëshmitar kur vajza ka kërcyer nga Ura e Fshajt dhe e ka shpëtuar nga mbytja.
“Rreth orës 13:32 viktima femër e lindur në vitin 1994 kishte kercyer nga Ura e Fshejt. Një person, dëshmitar i rastit, kishte arritur ta nxjerri nga uji. Viktima dhe dëshmitari janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Njesitet pergjegjëse policore ju pergjigjur rastit si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit në kosultim me të cilin është iniciuar rast “Tentim për t’i dhënë fund jetës”.
Ky është heroi që e shpëtoi atë: