Infermierja që rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë, është Aurona Pelaj nga Novosella e Pejës. Pelaj e cila punonte në Shtëpinë e Pleqve “Orenda”, mësohet se studimet i ka përfunduar në kolegjin “Heimerer” në Prishtinë. Më saktësisht në departamentin e infermierisë.
Pas publikimit të videos, Pelaj është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me kryeinfermieren. Ato janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë i ka nisur hetimet.
Video më poshtë:
Aurona Pela është e dyshuara që e sulmoi një grua të moshuar në Pejë. Rasti në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit. Lidhur me rastin Policia ka arrestuar dy të dyshuara, kurse tash së fundmi është publikuar një fotografi e Pelajt. Fotoja është shpërndarë në rrjetet sociale.