Tani është publikuar edhe foto dhe ky është personi i dyshuar për plagosjen e dy serbëve. Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar pjesëtarin e FSK-së, A.K. nën dyshimin për përfshirje në plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë. I njëjti është kapur në Prevallë.
Derisa dy të plagosurit Stefan Stojanovic dhe Milan Stojanovic janë jashtë rrezikut për jetë. Të lënduarve iu është dhënë ndihmë në QKMF në Shtërpcë dhe pastaj janë dërguar me Ambulancë në Graçanicë. “Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë dërguar mediave në vend.
Foto e te dyshuarit: