Prangoset personi që goditi me grusht Berishën. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se personi që ka sulmuar me grusht kreun e PD-së Berishën, quhet Gentian Shehu dhe është prangosur dhe shoqëruar për në Komisariatin Numër 1.
Një incident ka ndodhur në nisje të protestës së sotme të pozitës. Teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, një qytetar ka sulmuar me grusht kreun e PD-së Sali Berisha. Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i lënduar në fytyrë.
Shiko videon më poshtë: